E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet me 3/5, PS dërgoi draftin në Kuvend. Xhafaj: Fokus, Drejtësia

TIRANE-Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend propozimet për ligjet që kërkojnë me 3/5.
Përfaqësuesi për cështjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj i ka dorëzuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli draftin me propozime për ligjet që kërkojnë shumicën e votave për miratim në Parlament.
Xhafaj theksoi për mediat se qëllim i draftit është jo shtimi formalisht i ligjeve për miratim. PS, tha ai është e fokusuar kryesisht për problemet që kanë qenë shqetësuese.
Xhafaj vlerësoi se urgjente për momentin është reforma në drejtësi.
“Drejtësia në vedn ka shumë probleme. Kërkojmë të clirohen institucionet nga kthetrat e pushtetit”.
Gjithashtu Xhafaj deklaroi se PS kërkon një reformë tërësore në Kuvend dhe kjo të bëhet me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare.

(da.bono/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›