E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, votbesohet qeveria Papademos

Qeveria e re greke e udhëhequr nga kryeministri Lucas Papademos fitoi votëbesimin në parlament. Me 253 vota "pro" dhe 39 "kundër" ligjëvënësit grekë votuan pwr qeverisw e re të vendit, e cila është e detyruar të zbatojë reformat strikte të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri i ri, Lukas Papademos, një ish zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, përfshin anëtarë të partisë socialiste, konservative dhe të djathtë.
Kabineti i ri do të ketë për detyrë të shtyjë përpara rritjen e taksave dhe shkrutimin e shpenzimeve.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar një seri reformash përpara se t`i japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh. Në një deklaratë dhënë të martën, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si "të forta dhe të thella" lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në "këto kohë të vështira".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›