Greqi, vrasja e 2 shqiptarëve, në pranga njëri prej autorëve
ATHINË- Vihet në pranga një nga autorët e vrasjes se dy shqiptarëve dy ditë më parë në kryeqytetin helen. Zhani Gërdhuqi 31-vjeç është arrestuar nga policia e Athinës si autori i vrasjes së dy bashkëkombasve Armando Kola dhe Klajdi Hoxha.
Nga të dhënat e policisë mësohet gjithashtu se Zhani Gërdhuqi kërkohej nga Interpoli edhe për vrasjen e vëllezërve Ilir, Sokol dhe Alfred Kërri gjatë vitit 2004. Vrasja e dy ditëve më parë ndodhi në rrugën Sofokleus në një lokal, ku 2 viktimat ishin duke drekuar me 2 autorët e vrasjes.
Sipas dëshmitarëve 4 pesonat po drekonin qetësisht, kur papritur dy prej tyre u cuan nga tryeza dhe qëlluan me brëshëri dy të tjerët që ndodheshin ende duke ngrënë në tryezë dhe i lanë të vdekur në vend. Pas krimit 2 personat e armatosur u larguan qetësisht në këmbë nga lokali.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)