Berisha: Ndëshkim ligjor ndaj dhunës në familje
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë shprehu domosdoshmërinë që qeveria dhe institucionet përkatëse duhet ti japin barazisë gjinore.
Duke përcaktuar si shkaktarin kryesor të mos ekzistencës së barazisë gjinore patriarkizmin në familje dhe shoqëri, kryeministri tha se duhet të merren masa për mbështetjen profesionale të gruas.
“Theksoj se kjo barazi nënkupton barazinë në burime dhe përfitimet, pabarazia e cila është reale në këtë fushë. Në Shqipëri për të njëjtin vend pune si rregull gratë dhe burrat kanë të njëjtën pagesë, por kur vjen puna tek shpërdarja e vendeve të punës ajo është e pabarabartë”,- theksoi Berisha.
Sipas kryeministrit gjatë vitit 2005 diferenca e pagesës midis burrave dhe grave ka qënë e madhe, por tashmë falë ndërhyrjes së qeverisë ajo është ulur ndjeshëm.
“Në 2005 diferenca në pagën mesatare ka qënë 34 %, kjo kryesisht për shkak të sektorit privat ku drejtuesit e sipërmarrjeve në tërësëi kanë qënë burra dhe vazhdojnë të jenë. Gjatë këtyre viteve mendoj se ky raport nuk ekziston. Ndërhyrjet e qeverisë në rrogat e mësuesve, infermiereve, mjekeve, profesione të dominuara nga vajzat dhe gratë kanë sjellë një ngushticë të dallimit të rrogave burrave dhe grave, por nuk e kanë zhdukur atë”,- deklaroi kryeministri.
Duke i’u referuar femrave si gjysma më e përgjegjshme e familjes kreu i qeverisë vuri theksin tek përkrahja e tyre në mënyrë që ato të shfaqin të gjitha potencialet në karrierën e tyre.
“Vëmendja duhet ti shkojë gjysmës më të përgjegjshme të familjes si një përpjekje e jona për të bazuar aksesin në burime dhe përfitime, të bëjmë gjithcka që nëpërmjet kësaj përpjekjeje vajzat dhe gratë të shpalosin potencialet e tyre. Duhet të bëjmë cdo gjë që të mbështesim karrierën e tyre si kusht përcaktues në drejtim të barazisë gjinore”,- nënvizoi Berisha.
Kryeministri vuri theksin tek forma më e dhimbshme e shfaqjes së pabarazisë, e cila sipas tij është dhuna në familje. Sipas Berishës po bëhen të gjitha përpjekjet për ndëshkimin ligjor ndaj dhunës.
“Dhuna në familje është krimi më i shëmtuar. Përpjekje po bëhen për ndëshkimin ligjor, janë miratuar ligje të mira, por që ende duhet të përmisohen. Ato duhet të shpallin vepër penale dhunën ndaj vajzave dhe grave që të shërbejnë si terren ndalues ndaj dhunës së burrave”,- theksoi kryeministri.
Kryeministri Berisha gjithashtu shprehu gadishmërinë që qeveria do të tregojë ndaj komunitetit të romëve dhe egjiptianëve si formë e ndalimit të dikriminimit ndaj tyre.
(e.m/BalkanWeb)