Greqi, vritet shqiptari në një tavernë

Ngjarja ndodhi në prefekturën Fthiotisha, ku sipas medieve vendase, një grup shqiptarësh janë konfrontuar me disa qytetarë grekë që ndodheshin në po të njëjtin lokal.
Pas zënkës, pronari i ka detyruar që të dalin jashtë ambienteve të lokalit dhe të ndërpresin sherrin. Fillimisht, u duk se gjakrat u qetësuan, por më pas, shqiptarët janë kthyer me armë duke kërcënuar edhe pronarin e lokalit.
Përballë kësaj situate, pronari i lokali ka marrë një çifte që ndodhej në një dhomë të fshehur dhe ka qëlluar, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej shqiptarëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Dy shqiptarët e tjetër janë larguar me shpejtësi nga zona, duke iu shpëtuar policisë. Pronari i lokalit është arrestuar nga policia greke, duke mos bërë rezistencë. /Start/
2012-02-01 08:51