E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarimi i te ardhurave, rritet pragu i detyrimit Eglantina Nasi

Deklarimi i te ardhurave personale nga qytetaret, do te jete nje proces i detyrueshem per te gjithe ata qe kane nje prag te ardhurash 2 milione leke ne vit dhe jo me 200 mije leke, sic ishte parashikuar ne ligjin perkates. Kjo, fale ndryshimeve te reja, te propozuara nga Ministria e Financave, te cilat kane gjetur dje miratimin e deputeteve te Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Keshtu, procesi qe parashikon dorezimin e deklaratave individuale vjetore te te ardhurave ne Drejtorite Rajonale Tatimore, brenda muajit shtator te ketij viti, per vitin fiskal 2011, do te kryhet vetem prej kesaj kategorie qytetaresh, fale miratimit te projektligjit "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 'Per tatimin mbi te ardhurat', te ndryshuar". Nga ana e tij, zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj, ka sqaruar deputetet se keto ndryshime jane ndermarre ne kuadrin e realizimit sa me te mire te procesit, ne perputhje me kapacitetet reale te administrates tatimore. "Administrata tatimore ka kapacitetet e duhura per perpunimin e te dhenave te deklaratave te pasurise", tha ai, duke shtuar se deri ne fund te muajit shtator duhet te perfundojne deklarimet. Sipas tij, kane qene vete konsulentet nderkombetare qe i kane mbeshtetur ndryshime te tilla. Konkretisht, ky propozim i bere nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, eshte i lidhur me rekomandimet e agjencise USAID. Ai percakton se kufiri minimal i te ardhurave, mbi te cilin nje qytetari shqiptar i lind detyrimi per te deklaruar pasurine e tij, eshte te pasurit e 2 milione lekeve te ardhurave bruto ne vit. Por opozita, nga ana e saj, e ka kundershtuar nje fakt te tille, duke pohuar se ligji ne fjale nuk ka vend per ndryshime, por per nje shtyrje ne kohe te venies se tij ne zbatim. Ka qene deputeti socialist Arben Ahmetaj, i cili ka propozuar si afat te mundshem per kete, periudhen e viteve 2014-2015. Kjo duhet bere, sipas tij, pasi nuk ka ende nje sistemi funksional per administrimin e deklaratave individuale vjetore te pasurise prej administrates tatimore, e cila edhe do t'i mbledhe ato. Nga ana tjeter, deputetet e opozites duket se nuk ishin dakord me zbatimin e ketij projekti, pasi ne te nuk ishin perfshire edhe propozimet e saj, prandaj ajo nuk e mbeshteti me vote ate. Me nje llogari te perafert, i bie qe tashme te jene rreth 100 mije qytetaret qe do ta permbushin detyrimin e deklarates vjetore te pasurise se tyre. Kjo, nga totali mbi 1 milion te tille, te cilet do te ishin perfshire brenda tij, nese do te aplikohej pragu i futjes ne kete skeme per te gjithe qytetaret me te ardhura vjetore 200 mije leke. Nese do te veprohej keshtu sic edhe ishte parashikuar, ekspertet e Financave do te perballeshin me nje fluks te madh deklaratash. Ne te tilla kushte, deputetet e mazhorances te Komisionit Parlamentar te Ekonomise e kane pare me vend qe te miratojne ndryshimin ne kete ligj. Deklarata individuale vjetore e te ardhurave, ne vetvete do te permbaje raportimin mbi te gjitha te ardhurat qe nje qytetar ka perfituar gjate nje viti. E mbi totalin e tyre, ata do t'i paguajne shtetit nje tatim me vlere prej 10 per qind. Nderkaq, nuk duhet harruar se ligji ne fjale, perfshin edhe nje ze te vecante qe quhet "shpenzime te zbritshme", me te cilat nenkuptohen shumat qe do t'i zbriten ketij totali te ardhurash per te nxjerre vleren reale te tij. Te tilla jane, per shembull, kontributet e sigurimeve qe nje qytetar le nga paga e tij, shpenzime per kujdesin mjekesor qe nuk jane perfshire ne sigurimet shendetesore, etj. Per keto te fundit, duhet patjeter qe qytetari te disponoje fatura te rregullta fiskale, te cilat do t'i bashkengjiten deklarates vjetore te te ardhurave, per t'u verifikuar me pas nga autoritetet perkatese tatimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›