Rama: Gati te hetohemi per 21 janarin Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka kerkuar dje nga deputetet qe te votojne pro heqjes se imunitetit te tre ligjvenesve socialiste, qe hetohen per demonstraten e dhunshme te 21 janarit. Ne fjalen e mbajtur dje, ne mbledhje grupi, Rama u shpreh se hetimi i tyre eshte nje mbeshtetje per zbardhjen e plote te 21 janarit. "Te enjten, ne do te votojme ne mbeshtetje te kerkeses se prokurorise per tre deputetet tane Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla. I falenderoj te tre deputetet per qendrimin e tyre te qarte publik. Venia e tyre me vullnet te lire e te plote ne dispozicion te prokurorise ne mbeshtetje te hetimit te 21 janarit, menjehere pas publikimit te kerkeses se prokurorise, e nderon Partine Socialiste dhe kete grup parlamentar", tha kreu i PS-se. Ne fjalen e tij, Rama ka shprehur hapur mbeshtetjen per Prokuroren e Pergjithshme, Ina Rama, duke theksuar se ajo po heton me profesionalizem. "Ina Rama, per ne, nuk eshte Silvia Konti kur na intereson dhe 'lavirja e bulevardit' kur s'na intereson, po Prokurorja e Pergjithshme e Republikes. Mbeshtetja per punen e saj eshte, ne cdo rast, ne interes te vendit dhe te shoqerise. Dhe per ne, interesi i vendit dhe i shoqerise eshte mbi cdo interes vetjak apo partiak", tha dje kreu i selise roze. Nga ana tjeter, Rama ka bere pergjegjes per zhvillimet ne vend kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, mazhoranca kerkon presidentin e ardhshem per te vene ne kontroll sistemin e drejtesise. "Kryeministri e ka shfaqur haptazi qellimin e tij per te vene nen kontroll te plote prokurorine, drejtesine dhe vet sherbimin sekret, permes imponimit te nje presidenti te nxjerre nga barku i oborrit te vet. Madje, ai ka kercenuar se pasketaj do te hetoje edhe presidentin aktual, edhe Prokuroren e Pergjithshme, edhe vete familjet e viktimave te 21 janarit, pa llogaritur opoziten, qe nuk diskutohet se do te perballet me nje gjueti shtrigash, te ngjashme me ate te kohes kur Presidenti i Republikes quhej Sali Berisha", tha dje Rama. Duke folur per heqjen e imunitetit te deputeteve, Rama u shpreh se qendrimi i PS-se eshte dhe shenje respekti ndaj institucioneve. "Ne do te vazhdojme t'ju provojme shqiptareve me fjale dhe me qendrime vullnetin tone te palekundshem, per te ndertuar nje shtet te paprekshem te se drejtes. Per te respektuar ndarjen kushtetuese te pushteteve. Per te respektuar institucionet e pavarura. Per te ruajtur etiken e mos cenuar dinjitetin ligjor, profesional e njerezor te autoriteteve kushtetuese ne krye te institucioneve te pavarura. Edhe kur eshte fjala, si ne kete rast, per te pranuar nje kerkese te prokurorise, qe lidhet drejtperdrejte me ne".