E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, sivjet koeficiente te rinj per nxenesit Luljeta Ndoka

Plot 5 koeficiente do te jene ne dispozicion te maturanteve kete vit. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ne dispozicion te maturanteve ishin vetem koeficientet 1,09 dhe 1,3 dhe vitin e kaluar ishte edhe koeficienti 1,4, kete vit do te jete krejt ndryshe. Sipas udhezimit te ministrit te Arsimit dhe Shkences, sivjet do te kete larmi koeficientesh per llojet e shkollave te mesme dhe per lendet. Behet fjale per koeficientet: 1.0, 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4. Keta do te caktohen ne baze te llojit te shkolles dhe llojit te lendes per maturantet. Nese keta te fundit do te bejne kombinimin e duhur, atehere kane shanse qe te marrin sa me shume kredite. Gjithashtu, ndryshime ka pesuar edhe menyra e llogaritjes se pikeve. Pasi zbatohet formula, i gjithe rezultati shumezohet me 5 per efekt referimi te pikeve ne maturat e meparshme. Ndersa tre kushte, qe vene specialistet e MASH-it, kane te bejne pikerisht me teorine profesionale, lendet e muzikes dhe gjuhen e huaj. Kusht, maturantet/kandidatet e shkollave profesionale kane te drejte te zgjedhin lenden "Teori profesionale", si nje nder lendet me zgjedhje. Lendet e muzikes do t'i zgjedhin vetem ata qe kane kryer shkollen e mesme te muzikes, ndersa per gjuhen e huaj te pare duhet te jete patjeter ne planet mesimore te kandidatit. Risi e testimeve te ketij viti eshte edhe fakti qe maturantet e vjeter nuk do te kene me shanse per te permiresuar notat e marra ne provimet me zgjedhje te maturave te zhvilluara nga 2006 deri me 2011, per nje lende te caktuar, qe duan ta rijapin serish gjate ketij vitit. Kjo e drejte do t'u jepet vetem kandidateve qe ne ate lende jane vleresuar me note negative (me pak se 4.50). Njekohesisht, te drejten per te dhene provimet me zgjedhje, krahas maturanteve te rinj qe perfundojne gjate ketij viti, do ta kene dhe kandidatet qe kane mbaruar shkollen e mesme para 2006-s dhe qe nuk jane testuar ne provime me zgjedhje, duke qene se ne keto vite nuk aplikohej matura shteterore. Nje tjeter risi e matures eshte dhe heqja e pengeses qe kandidatet te caktojne per te dhene si provime me zgjedhje dy lende qe u perkasin gjuheve te huaja, kriter i cili nuk lejohej gjate maturave te meparshme. Formulari dhe udhezuesit jane depozituar prane Komitetit te Matures Shteterore, miratimi te cilave pritet te behet gjate kesaj jave, duke i hapur udhe me pas, procesit te shperndarjes se formulareve neper shkolla per t'u plotesuar nga maturantet. Ndryshe nga sa ka ndodhur ne vitet e shkuara, testimet e 2012-s do te shoqerohen me nje sere ndryshimesh qe kane te bejne me shtimin e shumellojshmerise se lendeve, prej te cilave maturantet do te mund te perzgjedhin 2 ose 3 lende per te dhene si provime me zgjedhje. Po ashtu, jane percaktuar edhe rregullat e reja se si do te procedohet per maturantet qe kane dhene gjate viteve te shkuara provimet me zgjedhje, nderkohe qe do te rikandidojne serish gjate ketij viti per pranimet ne shkollat e larta publike. Burime prane Ministrise se Arsimit konfirmojne se procesi i plotesimit te formularit A-1 do te zhvillohet vetem per maturantet qe nuk kane dhene asnjehere provimet me zgjedhje, ndersa plotesimi i A-Z per kandidatet qe u jane nenshtruar maturave te meparshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›