Koplik, Arvizu: Edukimi shëndetësor, i rëndësishëm
KOPLIK - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu ka marrë pjesë në panairin e shëndetësisë në Koplik të Malësisë së Madhe, i shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
Ambasadori Arvizu ka theksuar se të gjithë duhet të punojnë për të patur një edukim sa më të mirë shëndetësor.
“Cilësia e shëndetit dhe e shërbimeve shëndetësore në spitale dhe klinika është përmirësuar. Një element mjaft i rëndësishëm i të qënit i shëndetshëm është të jesh i ndërgjegjshëm për trupin dhe ndryshimet që kalon trupi.”,- deklaroi ambasadori amerikan.
“Në qoftë se nuk ka një shëndet publik të fuqishëm, nuk mund të ketë as një shëndetësi të fuqishme dhe as një sistem spitalor që qëndron në këmbë.”,- deklaroi ministri Vasili.
Gjatë panairit, ambasadorit Arvizu iu dorëzua certifikata e mirënjohjes nga Drejtoria e Shëndetit Publik, ndërsa ministrit Vasili nga Bashkia e Koplikut.
(er.nu/news24/BalkanWeb)