E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zbulohet trafiku, mbi 2 mln euro fitim nga droga

Policia antidrogë në Greqi ka shkatërruar një grup kriminal ndërkombëtar që fuste në vend drogë nga Shqipëria, Turqia dhe Bullgaria. Droga qarkullonte në zona të ndryshme të territorit grek dhe në burgje.

Sipas policisë, veprimtaria drejtohej nga 5 vetë, prej të cilëve 3 ishin të huaj dhe dy grekë. 

Është vlerësuar se organizata ka qarkulluar deri tani të paktën 18 kg heroinë dhe fitimet nga transaksioni janë vlerësuar se tejkalojnë 2 milionë €. 

Pjesa më e madhe e parave përfunduan në vende dhe qytete jashtë vendit si Tiranë dhe Sarandë në Shqipëri, apo qytete të Bullgarisë si Petrsici e Sofie, dhe në Beograd të Serbisë. 

Në raste të tjera drejtuesit bosët e organizatës përmes remitancave, merrnin paratë nga Stambolli, Milano, Roma, Napoli dhe qytete të tjera të Italisë, Liverpuli, Moska dhe Sofja, gjë që vërteton aktivitetin ndërkombëtar të organizatës. 

Gjatë operacioneve të policisë në Trikala, Selanik, Kozan, Kostur, Katerini u arrestuan 25 persona nga të cilat 23 janë anëtarë të organizatës kriminale. 

Gjithashtu, hetimet janë bërë në 20 shtëpi ku janë konfiskuar sasi hashashi dhe heroine, pilula narkotikësh, fidanë hashashi, peshore precize, para, dokumente parash të kompanive të transportit, makina dhe telefona celularë. 

Policia ka hapur dosje për 60 anëtarë të organizatës, prej të cilëve 50 janë grekë, 5 shqiptarë, 4 bullgarë dhe një hungarez.
Në hetim janë edhe 10 persona të akuzuar për shkelje të ligjeve të drogës, të cilët megjithatë, nuk janë anëtarë të organizatës kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›