Balla: Imami përdor Forcat e Armatosura për fushatë, do pergjigjet para ligjit
TIRANË- Deputeti i PS, Taulant Balla ka akuzuar Ministrin e Mbrojtjes dhe dikasterin që ai drejton se po shkel ligjin, pasi po përdor Forcat e Armatosura për fushatë.
Në një reagim për mediat, deputeti Balla nënvizon se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar rreth 1 milion dollarë për reklama në mediat e pushtetit
"Arben Imami dhe Ministria që ai drejton po shënojnë një rekord të turpshëm të aferrave korruptive. Edhe në një qeveri ku s’ka pasur ditë pa u shënuar të paktën një skandal, ministri Imami po spikat me shkeljet flagrante të ligjit, me aferat e skandalet që shkojnë nga privatizimet korruptive, përgjimet e paligjshme të opozitës, përdorimi i Forcave të Armatosura për fushatë apo për përfitime të vetë ministrit dhe bizneseve të lidhura me të, trafiku i armëve, për të ardhur sot që flasim tek skandali i përdorimit të fondeve publike për fushatën e Partisë Demokratike", theksoi Balla.
"Sipas dokumenteve të bëra tashmë publike, në datë 21 maj, Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Qendra e Kulturës së kësaj ministrie, xhiroi nga buxheti 99.9 milionë lekë për llogari të kompanisë “Zoom Event”, e cila për çudi është themeluar vetëm në muajt e parë të këtij viti. Një ditë më vonë, në datën 22 maj, kompania në fjalë, ia transferoi fondin një tjetër kompanie, të quajtur, “Pro Image”, e cila pastaj ka vijuar të shpërndajë fondin në mënyrë preferenciale. Pjesa dërrmuese e këtyre parave, ose mbi 71%, kanë shkuar vetëm për një grup mediatik, “Media 6”. Shpërndarja tregon përdorimin klientelist të parave te shqiptarëve, duke diskriminuar mediat, që nuk i shërbejnë dhe duke favorizuar ato që ia kthejnë paratë me hapësira televizive, në fushatë. Për më tepër, përveç aspektit qartazi korruptiv, Ministria e Mbrojtjes me këto reklama ka shkelur hapur edhe nenin 88 të Kodit Zgjedhor i cili pengon përdorimin e burimeve publike për mbështetjen e subjekteve të caktuara" thuhet nder te tjera ne reagimin e Balles.
Balla teksa theksoi se Partia Socialiste ka depozituar në prokurori një denoncim për abuzimin me reklamën shtetërore në shifrën 16 milion dollarë gjatë 5 vjetëve të fundit, paralajmeroi se Imami do pergjigjet para drejtesise per shkeljet.
(e.m/BalkanWeb)