Rama: Kaç Islami është bashkuar me Sekretarin e Partisë së Punës, Sali Berishën
KAVAJË- Kreu i PS-së Edi Rama gjatë mitingut përmbyllës në Kavajë deklaroi se gjërat kanë shkuar në vendin e vet me bashkimin e Kastriot Islamit me PD, pasi sipas tij e shkuara është bashkuar me të shkuarën ndërkohë që e ardhmja është bashkuar me të ardhmen.
“Sot shikojeni të dashur, Sekretari i Partisë së Punës Sali Brisha është bashkuar me Kastriot Islamin ndërsa unë jam bashkuar me djalin tuaj një nga dhejtoristët Parid Carën. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre, ata të së shkuarës janë bashkë dhe n të së ardhmes jemi bashkë Saliu vjen me Kacin këtu në Kavajë dhe ju thotë hajde të shkojmë përpara, përpara me Saliun dhe Kacin është ti biesh nga mbrapa dhe mos ta gjesh me kurrë rrugën, ndërkohë unë kam ardhur me Paridin se së bashku është ora që ti japim Shqipërisë mundësinë të rilindë”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama u shpreh i suprizuar nga pritja e kavajasve, të cilët sipas Ramës më 8 Maj 2011 u çliruan nga korrupsioni i partisë në pushtet.
“Përshëndetje të gjithëve dhe mirënjohje e thellë në radhë të parë për çunat e Kavajës që na bënë një pritje madhështore që tek shkëmbi i Kavajës. Dhe pastaj të gjitha vajzat dhe gratë këtu në këtë shesh, në sheshin e qyteti të çliruar më 8 maj të dy viteve më parë, nga pushtimi i çetës së vogël të rrënimit të Kavajës, që 20 vjet me radhë e mbajti Kavajën ne kthetrat e korrupsionit dhe të harresës” u shpreh Rama.
Kreu i socialistëve tha se prej 2 vitesh ato po japin provat e prekshme të ndryshimit në Kavajë, teksa i bëri thirrje demokratëve se duke votuar për parid Carën ato votojnë për vlerat për të cilat votuan kur dolën në shesh në vitin 1990.
“Kam një apel për kavajasit se mes Elvis Roshit dhe Sali Berishës demokratët e kanë të lehtë të zgjedhin, sikurse jam i bindur se kë do zgjedhim mes Carës dhe Islamit. Duke zgjedhur të mbështesin Elvis Roshin duke i dhënë mundësinë që të kenë pranë qeverinë dhe duke zgjedhur Parid Carën që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend, ato do zgjedhin vlerat për të cilin Kavaja doli në shesh 1990.
vijon