Kavajë, Rama: Me Saliun e Kaçin, se gjen rrugën. Prapa diellit katragjyshin
Kavajë- Teksa mbylli fushatën elektorale në qytetin e Kavajës, lideri i opozitës Edi Rama ka ftuar të gjithë demokratët e Shqipërisë të marrin shembull nga demokratët e Kavajës, pasi siç tha Rama, ata dinë të zgjedhin.
Ndërsa theksoi edhe një herë se qytetarët do të dinë të bëjnë diferencën mes Parid Carës dhe Kastriot Islamit.
“Kam sot një apel për ju, mes Roshit e Sali Berishës, demokratët e Kavajës e kanë të lehtë të zgjedhin, ashtu si jam i bindur se demokratët e Kavajes e kanë të lehtë të zgjedhin mes Kastriot Islamit e Parid Carës, e duke bërë këtë zgjedhje të mbështesin Elvis Roshin duke i dhënë mundësine të ketë pranë qeverinë në Tiranë, e t’i japin një mundësi Parid Carës të përfaqësohet denjësisht në Parlament, të zgjedhin vlerat e parimet e asaj demokracie që Kavaja kërkoi në 1990. Por Kavaja s’është vetëm vendi ku zgjedhin, të gjithë demokratët e zakonshëm të Shqipërisë të shikojnë demokratët e zakonshëm të kavajës…”,- tha Rama.
Sipas tij, kryeministri i vendit Sali Berisha i përdori dy gishtat, simboli i partisë Demokratike, “si një sfurk në sytë e njëri-tjetrit”. Teksa tha se ai ishte bashkuar me simbolin e demokracisë ndërsa Saliu ishte bashkuar me Kaç Islamin.
Sekretari i Partisë së Punës është bashkuar me puçistin Kastriot Islami. Ata të së shkuarës janë së bashku dhe ne të së ardhmes jemi së bashku. Saliu vjen këtu në Kavajë dhe thotë hajde të shkojmë përpara. Por të shkosh me Saliun dhe Kaçin përpara është ti biesh nga prapa dhe mos gjesh rrugën. Unë vij me Parid Carën dhe së bashku është ora ti japim Shqipërisë mundësinë të rilindë. Rilindja do fryjë si erë e furishme në Kavajë e do ta marrë e do ta cojë prapa diellit katragjyshin me antiplumb. Ai që erdhi këtu me dy gishtat lart jo përt të mbajtur dinjitetin e lëvizjes së madhe, po për t’i përdorur ato dy gishta si një sfurk në sytë e njëri-tjetrit,…ndërsa ne sot vijnmë këtu krenar se prej 2 vjetësh po i japim Kavajës provën e prekshme që të votosh për socialistët do të thotë të votosh për vetveten”,- tha kryesocialisti.