E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, zhdukja e së miturës, në kërkim shqiptari 23 vjeç

Policia greke ka bërë publike me urdhër të prokurorit, fotot e një 23 vjeçari shqiptar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për rrëmbimin e një 13 vjecareje nga Spata në Greqi. 

Ai është Marjon Fatmir Ajazi, 23 vjeç nga Shqipëria, banues në Elefetropulis Kavala. 

Që në datën 26 maj policia mori denoncimin nga familjarët për zhdukjen e 13 vjeçares, Kristina Krassa. 

Sipas policisë 23 vjeçari shqiptar kishte patur kontakte me të miturën nëpërmjet facebook-ut, ndërsa mëngjesin e së hënës ata janë parë së bashku në zonën rurale ku ai jetonte. 

Me disa foto, ku ka dalë me një valixhe plot me dollarë, me një thikë në dorë dhe me një bluzë të Marinës, ka gënjyer 13 vjeçaren Kristina ta ndjekë pas, për një “jetë të madhe”. Ata kishin biseduar disa herë në fb dhe nuk ishte shumë e vështirë që 23 vjeçari ta bindë të miturën për të ikur bashkë më të. 

Pas mesnatës së kaluar një telefonatë dha informacione të vlefshme për vendndodhjen e Kristinës, të cilat ndihmuan policinë të përqëndronte kërkimet. Nga ana tjetër Ajzai e kuptoi se rrethi po ngushtohej dhe e la vajzën të lirë, derisa atë e gjeti policia. 13 vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore vetëm me disa shembje në trup, por u dërgua në spital për trajtim të specializuar.

Autoritetet policore kishin vënë në dispozicion disa numra telefoni, që qytetarët të ndihmonin me informacione. Në kërkime për vajzën e zhdukur u përfshi edhe organizata “Buzëqeshja e fëmijës”. Lidhje te tjera FOTO - Shqiptari, i cili akuzohet për rrëmbimin e 13 vjecares greke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›