Meta: Me 3 ligjet treguam përgjegjshmëri, tani këmbanë alarmi situata ekonomike
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Evropian të Tiranës, shprehu entuziazmin për miratimi e 3 ligjeve të integrimit, që sipas tij morën konsensus në kulm të fushatës elektorale duke treguar përgjegjshmëri të partive politike në vend. Lideri i LS-së nuk anashkaloi suksesin e talentit shqiptar në Itali, Elhaida Dani si dhe urojë maturantët për provimin e parë të Maturës Shtetërore.
“Dy ngjarje pozitive që ndodhën dje. U miratuan 3 ligje, në kulmin e fushatës elektorale, që tregon një akt përgjegjshmërie dhe bashkëpunim për interes më të madh që është ai i vendit. Shpresojmë që ngjarje të tilla të ketë sa me sheshes që të ecim drejt një Shqipëri me standarde më të lartë. Dje suksesi i Elhaida Dani, një këngëtare e re që arriti një sukses të madh në një vend të madh Evropian. Sot është dita e parë e provimeve të Maturës. Ka filluar me letërsinë dhe i uroj suksese”, u shpreh Meta.
Pas miratimit të 3 ligjeve, Meta vlerëson se situata ekonomike bazuar edhe në raportet e fundit të Bankës Evropiane për Zhvillim duhet të jetë këmbanë alarmi. Meta tha se integrimi evropian është plan konkret, por përveçse institucional ai duhet të jenë pikësëpari integrim i suksesshëm ekonomik.
“Jam këtu për të ndarë me ju prioritetet kryesore të programit të LSI për 4 vitet e ardhshme sidomos sa i takon zhvillimit ekonomik të vendit. Integrimi është tepër konkret, por përveçse institucional, ai duhet të jetë integrim i suksesshëm ekonomik. Kohët e arta të bumit ekonomik ,të kredive pa fund të dhëna nga bankat ka përfunduar jo vetëm këtu, por dhe vendet e tjera, ndaj jemi në një moment reflektimi dhe vendimmarrje për të rikonstruktuar ekonominë tonë që të mos bie në recesion, por të përgatitemi për të rimarrë veten për një zhvillim afatgjatë. Raporti i fundit i Bankës Evropiane për Zhvillim për 3 mujorin e parë thuhet se Shqipëria ka shënuar rënie, që përbën këmbanë alarmi”, tha Meta.
lajmi vijon....