Greqi, zjarr i madh gjatë natës në Hania të Kretës
Një natë tmerri kanë përjetuar mbrëmë banorët e Hanias në ishullin e Kretës, për shkak të një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë qytetin gjatë natës dhe që vazhdonte edhe orët e mëngjesit.
Erërat e forta që fryjnë, pengojnë punën e zjarrfikësve dhe favorizojnë flakët e zjarrit, të cilat janë ende në aktivitet. Në orët e mëngjesit ishin ende aktive 3 vatra të fuqishme zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra zjarrfikëse edhe nga qytete të tjera si Rethimno dhe Iraklio, por edhe forca të ushtrisë.
Banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa flakët kanë shkrumbuar plotësisht 3 biznese, një punishte alumini, një kompleks varkash, 12 makina etj.
Mësohet se zjarri ka nisur rreth orës 2 pas mesnate në disa pika të zonës dhe u shpërnda me shpejtësi të rrufeshme. Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i shpërthimit të zjarrit.