E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/Aksident rrugor, vdesin 5 shqiptarë


Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 5 shtetasve shqiptar emigrantë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kufirit me Shqipërinë në aksin Janinë-Kakavijë rreth orë 07,15 sipas mediave vendase. Të dhënat e fundit tregojnë se viktimat janë identifikuar si Vasil dhe Drita Bezati, përkatësisht 58 dhe 51 vjeç,Vasil dhe Drita Bezati, Pirro Nuredini dhe Apostol Hila, si dhe Valentina Bazaiti, 46 vjeçe nënë e dy fëmijëve s.

Nga aksidenti në të cilin u përplasën 2 makina me emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë emigrantë në Greqi.

Dy makinat e përfshira në aksident jane një Toyota, me targë ZMT 5943, dhe nje makinë e tipit Peugeot ZMM 1729.

Sipas mediave greke ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ndërsa policia po punon për zbardhjen e dinamikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›