E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Birra “Korça”, një pioniere që po përcjell shijen shqiptare në Europë

Kryeministri ka përgëzuar biznesmenin Irfan Hysenbelliu për investimin në sektorin e birrës, si një “dëshmi e një vizioni të shkëlqyer, por edhe e dashurisë dhe besimit të madh tek Korça”.

Kryeministri Berisha nga qyteti i juglindor vlerësoi investimin gjigant të prodhimit të birrës me të njëjtin emër, ndërsa theksoi se kjo është një shenjë e qartë e rritjes dhe tregtimit të produkteve “Made in Albania”, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
Berisha përshëndeti presidentin e Birra Korça, Irfan Hysenbelliu, duke e përgëzuar për investimin e tij të madh që bëri në qytetin e Korçës, investim mbi 20 milion euro. “Dëshmi e një vizioni të shkëlqyer, por edhe e dashurisë dhe besimit të tij të madh tek Korça. Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe për Korçën, sepse në hierarkinë e vlerave, simbolet janë më të çmuarat. Për një shekull, Birra pothuaj është një nga simbolet më të arrira të këtij qyteti, të cilit shijet, kur u ndanë iu dhanë me bollëk. Në këtë kontekst, mund të them se shqiptarët në Korçë kanë kurorën e shijeve të tyre dhe në këto shije, birra është një diamant që shkëlqen. Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe dhe të rëndësishëm për vendin, si dhe birraritë e tjera të mëdha të Shqipërisë, të Tiranës, të Vlorës, të qyteteve të tjera”,u shpreh kryeministri.
Sipas tij, tregu shqiptar, duke mbetur gjithnjë i hapur për të gjitha prodhimet europiane dhe botërore, gjithnjë e më shumë furnizohet me prodhimet e vendit, nga të cilat në distancë janë absolutisht më të mirat në Europë dhe më gjerë.
“Duhet ta kemi shumë të qartë se prodhime më të shijshme, se prodhimet e këtij vendi, nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Dua të falënderoj bankat për besimin që kanë treguar, ‘Alfa Bank’ dhe ‘Bankën Credins’, të cilat kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi të mrekullueshme, të kësaj fabrike, e cila pesëfishon prodhimin e birrës në qytetin e Korçës dhe do të bëjë të mundur jo vetëm një zgjerim të madh në tregun shqiptar, por edhe eksportin e saj në vendet e tjera. Një birrë që ka fituar e para në Ballkan, certifikatën europiane të tregtimit në të katër anët e Europës”, vlerësoi më tej kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se në këtë fabrikë janë të punësuar 150 punëtorë dhe kjo përbën një lajm të gëzueshëm dhe pozitiv. “Ajo prodhon të gjitha varietet më të mira të birrës, bionde, brune apo të zeza, siç u shprehen parafolësit këtu, pra, birra të një kualiteti të shkëlqyer”, tha kryeministri, duke u zotuar se qeveria do ndihmojë në mënyrë të veçantë prodhimet vendase, të cilat mund të konkurrojnë. Në këtë sens, Berisha shprehur edhe njëherë besimin e tij për produktet shqiptare, të cilat kanë fituar terren në mënyrë të ndjeshme kundrejt atyre të importuara nga BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›