Greqi/Aksident rrugor, vdesin tre shqiptarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre shqiptarëve dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur sot në mesditë në Janinë të Greqisë, në vendin e quajtur Kroi i Pashait, 25 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës. Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve me targa greke në të cilat udhëtonin shqiptarët. Emrat e viktimave që ndodheshin në një makinë tip Tojota janë Vasil dhe Drita Bezati, 58 dhe 51 vjeç, dhe shoferi, ende i paidentifikuar. Ndërkohë që në të njëjtën makinë udhëtonte edhe Valentina Bezati, e cila ka mbetur e plagosur. Teksa në automjetin tjetër ka mbetur i plagosur shoferi Apostol Sina, si dhe dy fëmijë që janë në gjendje të rëndë për jetën.