E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Demokracia është e pakthyeshme

  "Demokracia është e pakthyeshme dhe shteti ligjor është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për të gjithë shqiptarët, tha sot Kryetarja e Kuvendit e cila në një prononcim për median ndër të tjera tha:   Ky është 20 Vjetori i  një domethënieje të madhe, në këtë 20 vjetor të Konventës së të Drejtave të Fëmijve, kur Shqipëri ka arritur momentet e saj më të bukura , në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit, si një vend anëtar i NATO-s, si një vend,  të cilin qeveritë e  27 vendeve të BE-së,  të majta e të djathta e pranuan  kërkesën e saj për t'u bërë vend kandidat. Nuk ka datë më të rëndësishme sesa 16 Nëntori, me domethënie politike, mesazh politik të qeverive të majta e të djathta të BE-së. Vendimi që ato morën në 16 NËNTOR ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 Qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime.
Kushdo  që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cënojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë. Sot jemi në 20 Vjetorin e rënies së murit të Berlinit , dhe për ne shqiptarët e në mënyrë të veçantë për Partinë Demokratike që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e shtetit. Natyrisht që askërkush as bijtë, as ministri I fundit të  sigurimit të shtetit as ministri i fundit i  Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo ta Hamidve apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cënojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit,  të Qeverisë dhe institucioneve. Për ne ska gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur, sesa të  shohim demokracinë shqiptare, funskionale, është një demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme për ne , është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për ne dhe,  askush nuk mund të guxojë që të prekë këtë sistem të demokracisë.
Detyra jonë është që, së bashku me prindërit e këtyre fëmijve të vazhdojmë në rrugën tonë.  Pas pak ditësh ne  do të votojmë buxhetin, që është programi i qeverisë i përkthyer në ligj në Parlament, i cili është shtuar me 600 milionë dollarë të tjerë dhe të gjithë këto para, janë për ekonominë shqiptare janë për ekonom inë familjare, janë për shkollat e  fëmijve,  janë për spitalet e fëmijve , janë për ekonominë e prindërve, dhe janë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë shqiptare që, edhe sipas revistës më të rëndësishme, më prestigjioze ndërkombëtareForbes, që edhe  këto ditë na klasifikoi si e vetmja ekonomi, e cila vazhdon me rritje positive dhe që ka numrin më të madh të investimeve të huaja. Ky është inkurajimi më mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe për këta fëmijë u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›