E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia EuroGrupi vendos te marten

Drita jeshile për lëvrimin e këstit të 6 për Greqinë, pritet të jepet gjatë takimit të EuroGrupit të martën, ku dhe do të diskutohen detajet e marrëveshjes së Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar.

Kësti i 6 ishte edhe në fokus të diskutimeve gjatë takimit mes kryeministrit Lukas Papadhimos dhe kreut të partisë “Laos” Jorgos Karatzaferis, i cili tha se të shtunën do të publikonte një letër të hapur me të gjitha të dhënat e nevojshme ku të mos ekzistonte asnjë justifikim për lëvrimin e këstit.

Për zhvillimet ne BE dhe për hapat e mëtejshëm të qeverisë, kryeministri do të njoftojë javës në vazhdim krerët e partive KKE dhe Siriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›