E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia do të ndërtojë central bërthamor

Polonia do të ndërtojë në vitet e ardhshme centralin e parë të saj bwrthamor, në rajonin që shtrihet në Detin Baltik.

Lajmin e ka bërë të ditur grupi energjetik PGE, përgjegjës për programin bërthamor polak.

Deri tani janë tri lokalitete që janë zgjedhur si zona të mundshme për ndërtimin e centralit, Zarnoviek, Cocevo dhe Gaski, të gjitha jo shumë larg bregut baltik.

Njoftimi i Polonisë vjen në një moment kur të gjitha vendet e Evropës, por edhe më gjerë, po shprehin interesin e tyre për t’u larguar nga energjia bërthamore dhe për t’u fokusuar tek ajo alternative.

Perëndimi është i fokusuar tek energjia alternative për disa arsye, për shkak të pastërtisë së saj, për shmangien e katastrofave bërthamore dhe për të ulur vartësinë nga Rusia, që e furnizon me gaz e naftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›