Greqia, FMM-BE: Të ulen shpenzimet që të kalohet kriza
Sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Greqisë do t'i duhet të shkurtojë shpenzimet, pasi kjo është mënyra e vetme që shteti helen të jetë në gjendje që të arrijë objektivat e parashikuar nga plani i rimëkëmbjes. Ditën e ejnte u njoftua edhe vizita zyrtare në Athinë e komisionerit evropian për politikat ekonomike dhe monetare, Oli Rehn.
Ekspertët e Komisionit Europian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së, kanë shprehur rezerva për parashikimet greke në lidhje me të ardhurat shtetërore për shkak të një uljeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky grup mendon se është e nevojshme të gjenden 4.8 miliardë dollarë të tjerë për të arritur objektivat e planit. Grupi i ekspertëve u largua ditën e ejnte nga Athina, pas një takimi me ministrin e Financës, Jorgo Papaconstantinou dhe të Ekonomisë, Louka Katseli.