Peja bllokon PTK-në

Telefonia publike Vala tash sa kohë është koqit nga drejtuesit e Kuvendit Komunal të Pejës, duke mos lejuar të vendosë antena në territorin e kësaj komune. Vala po pengohet në funksionimin dhe zgjerimin e saj atje, edhe pse paraqet të gjitha lejet për t`u shtrirë me antena. Menduh Abazi, zëdhënës në Postë dhe Telekomin e Kosovës, thotë se kanë pëlqimin dhe lejen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por Komuna e Pejës refuzon të vendosen antenat.
“Gjithmonë na është dhënë e njëjta përgjigje, gjoja që nuk mund të vendosim antena në zonën që kërkojmë pasi nuk kemi planifikuar si komunë për të vendosur antenë në atë pikë, ndonëse përgjigja me shkrim e datës 23 shkurt 2010 për herë të parë na sillet në këtë formë dhe mund ta gjeni të bashkangjitur”, tha Abazi për Express.
Sipas tij, është absurde që Komuna të mendojë se mund të planifikojë vendet ku do të vendosen antenat.
“Ne jemi të vetmit që mund të planifikojmë se ku duhen vendosur antenat dhe kjo bëhet vetëm nga Vala, e cila ka marrë pëlqimin e MMPLH`së për vendosjen e këtyre antenave”.
Sipas Abazit, kjo sjellje e Komunës së Pejës nuk është risi, pasi pesë vitet e fundit nuk është marrë asnjë leje për vendosje të antenave të PTK`së nga kjo komunë, ndonëse MMPH e ka dhënë pëlqimin e vet.
”Dihet shumë mirë se në këtë pjesë të Kosovës gjenezën e kanë edhe shume operatorë ilegalë, të cilët po i shkaktojnë humbje te mëdha buxhetit të konsoliduar të Kosovës, por edhe PTK”, tha Abazi.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, nuk është fort në dijeni të këtyre punëve. Ai madje mohon se PTK`së i është mohuar e drejta për të vendosur antena në territorin e Pejës.
“Ne ia kemi kaluar si kërkesë për miratim Drejtorisë së Urbanistikës në Pejë me drejtoreshë Zana Radoniqi, që është ajo pjesë e komunës që merret me kërkesa të tilla dhe ata janë duke pritur pëlqimin e komunitetit për vendosje të kësaj antene”, tha kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.
PTK kohë më parë i ka dorëzuar Agjencisë së Rregullimit të Telekomunikacionit një letër, ku i është kërkuar të eliminojnë operatorët ilegalë, te cilët janë shumë prezent në këtë pjesë të Kosovës.