E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ilion Lines" rrit aktivitetin, kompania e njohur hedh poshtë abuzimet në media

Kompania "Illion Lines" i komunikon klientelës së saj, në një deklarim për shtyp për aktivitetin e saj, që jo vetëm nuk është ndërprerë, por vazhdon me kapacitet më të madh. "Illion Lines" nuk është mbyllur dhe nuk ka asnjë veprim për të ndërprerë aktivitetin e saj. Kështu, "Illion Lines" bën me dije që do të jetë prezente me linjat e saj në drejtim të Italisë dhe Shqipërisë për të gjithë vitin. Duke parë ecurinë, kompania Illion Lines mendon të rrisë kapacitetin e saj në drejtim të ndryshimit të cilësisë dhe shërbimeve. Dhe për më tepër përgënjeshtron zërat dhe artikujt e shkruar për mbylljen e saj.
Kompania "Illion Lines" është një kompani me eksperiencë në fushën e udhëtimeve si në vendin tonë, ashtu edhe në ato rajonale. Ajo ka vite që operon dhe tashmë ajo ofron shërbimin për mjaft udhëtarë duke rritur kushtet por edhe hapsirën dhe numrin e tyre. Kanë qënë të shumtë personat të cilët përdorën kompaninë "Illion Lines" dhe që të gjithë mbetën të kënaqur. Falë punës së bërë nga stafi si edhe koperimeve ne vendet fqinjë "Illion Lines" ofron një transport efiçent për pasagjerët por ka edhe një grup pune i cili ofron shërbim për të udhëtuar në Itali, Slloveni, Kroaci, Greqi dhe Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›