E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina,investime prej miliardash në Ballkan

Për 170 milionë euro, firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozarevacit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro. Shtetet e Evropës Juglindore kanë nevojë për para. Pekini i jep me përqindje më të ulët se zakonisht dhe pa kërkesa për rimëkëmbjen e buxhetit e reforma të dhimbshme strukturore. Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon. Shumë shpesh është fjala për partneritete strategjike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›