Fier, bie poshtë sërish buxheti 2010
26/03/2010 U rrëzua nga të djathtët, socialistët bojkotojnë mbledhjen. Zeqaj: Do shkrij këshillin
FIER- Këshilltarët e PD-së së bashku me ata të LSI-së kanë rrëzuar me 19 vota pro buxhetin e kësaj bashkie me ndryshimet në strukturë sipas përbërjes së hartuar prej tyre në këtë buxhet. Kjo është kundërshtuar nga këshilltarët socialistë, të cilët kanë braktisur sallën e mbledhjes duke e quajtur këtë një shkelje ligjore. Fillimisht kreu i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Fierit, Admirim Shehu, ka paraqitur për miratim projektbuxhetin e kësaj bashkie për vitin 2010, buxhet i cili është rrëzuar me 19 vota të forcës së djathtë, kundrejt 14 votave të këshilltarëve socialistë. Buxheti
Këshilli Bashkiak ka rrëzuar për herë të dytë projektbuxhetin e paraqitur nga bashkia. Ata rrëzuan me forcën e kartonëve projektin e paraqitur nga bashkia dhe miratuan projektbuxhetin dhe strukturën organike të propozuar nga grupi i këshilltarëve të djathtë. Këshilltarët e majtë në shenjë proteste lanë karriget dhe sallën e mbledhjes. Kryetari i bashkisë Baftjar Zeqaj e ka quajtur absurd dhe me prapavijë politike vendimin e mazhorancës së këshilltarëve të djathtë për të mos miratuar buxhetin e propozuar nga ekzekutivi i bashkisë. “Është një buxhet ndonëse me mangësi nga qeveria, buxheti më i saktë dhe më i detajuar që kemi hartuar ndonjëherë”, ka thënë Zeqaj.
Miratimet
Këshilli Bashkiak miratoi me shumicë votash kalimin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit në ndërmarrje me sipërmarrje. Ai i kërkoi bashkisë të përgatisë procedurat e nevojshme ligjore për kalimin e tyre në sipërmarrje. Sipas Ferdinand Muratit, ky ndryshim shkurton numrin e administratës së bashkisë, ka efekte më të mira ekonomike, rrit cilësinë e shërbimit dhe e çliron bashkinë nga një barrë e tepërt.
Braktisja
Ndërkohë dje ka dështuar sërish tratativa e kreut të Bashkisë Fier për të fituar konsensusin politik për miratimin e buxhetit të bashkisë. Jo vetëm që buxheti i servirur nga përfaqësuesit e bashkisë nuk u miratua, por kreu i PD-së njëkohësisht i grupit të këshilltarëve të djathtë kërkoi ndryshime në buxhet duke nisur që nga struktura e administratës, e cila duhej shkurtuar. Një gjë e tillë ka shkaktuar ovacione nga këshilltarët e majtë, të cilët pas dështimit tratativës për të miratuar buxhetin duke kaluar në minorancë kanë braktisur sallën. Mazhoranca (PD-LSI) pasi ka votuar me shumicë votash ndryshimet në buxhet ka votuar gjithashtu dhe buxhetin me të gjitha ndryshimet e bëra. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, i cili pasi ka parë dështimin për herë të dytë të buxhetit të bashkisë për vitin 2010, ka deklaruar: “Jam i bindur se asnjë nga ju, këshilltarët e djathtë nuk e ka parë apo lexuar deri në fund projektbuxhetin. Po të ishit fare pak të vëmendshëm do të shikonit se investimet janë shumëfishuar për këtë vit, ashtu si dhe të ardhurat e bashkisë. Ajo që nuk ka ndryshuar është fondi i pagave, ndërsa shpenzimet operative janë ulur në minimum. Për sa i përket strukturës që ju po deklaroni ajo nuk besoj se ju takon juve. Strukturën që bëni ju unë nuk jam i detyruar ta zbatoj, pasi ai autoritet më përket mua. Ju keni të drejtë ta miratoni ose jo këtë projektbuxhet”, ka thënë Zeqo duke shtuar se ky është një vullnet i munguar politik pa bazë. Tashmë mbetet edhe një tjetër takim i këtij këshilli, i cili do të jetë vendimtarë për ekzistencën e këshillit aktual, pasi pas 3 mbledhjesh pa arritur konsensusin politik mes palësh këshilli shpërndahet për t’iu nënshtruar zgjedhjeve të reja, çka e ka përforcuar edhe kreu i bashkisë, Baftjar Zeqaj. Ky i fundit ka thënë se do ta çojë këshillin në zgjedhje të parakohshme nëse ai nuk miraton buxhetin edhe herën e fundit të mbetur si shans.