E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Ruzhdie dosja mberrin ne gjykate

TIRANE- Mbërrin në gjykatë dosja për komisionerët e Ruzhdies. Paraditen e sotme prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë e cila pritet të nisë procesin gjyqësor për manipulimin e zgjedhjeve në këtë fshat të Fierit.

Pesë komisionerët akuzohen për shpërdorim detyre, Nën hetim janë dhe 4 banorë të fshatit të cilët pritet të përballen me akuzën e shkeljes së Kodit Zgjedhor. Burime nga gjykata e Fierit deklaruan për NEWS24 se dosja është dorëzuar nga prokurorët e cështjes dhe është regjistruar pranë sekretarisë së kësaj gjykate me të gjithë fashikujt e saj. Ndërkohë që së bashku me dosjen është dorëzuar edhe materiali voluminoz që i përket hetimit gati një vjecar.

Hetimi ndaj 5 komisionerëve shumica të djathtë në qëndrën e votimit nr 3052 të KZAZ nr 19. Te akuzuarit jane Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pellumb Myrtaj zevendeskryetar dhe anetaret e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Pritet që brenda javës së ardhshme të hidhet shorti për të përcaktuar gjyqtarët.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›