Vlorë, sërish ngërç në Këshillin Bashkiak
26/03/2010 Të pastrehët sërish pezull
VLORE- Këshilli bashkiak i Vlorës sërish në kolaps. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për kreun e këshillit, gjyq mes Arben Sinanaj dhe Kujtim Sulçe, post që sipas apelit duhet ta mbajë Sulçe, në mbledhjen e djeshme ku ishin në rend të ditës 7 projekt vendime, mes tyre edhe vendimi për dhënien e kredive të buta për të pastrehët, pati sërish problem. Duke motivuar me mungesë legjitimiteti të kryetarit Sulçe, dhe mosplotësimit të afatit që vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë, këshilltarët e djathtë në këshill kanë lënë sallën e këshillit dhe pas kësaj kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë motivuar qëndrimin e tyre për mbledhjen e djeshme.
Të djathtët kanë theksuar se këshilltarët e majtë të kryesuar dhe mbikëqyrur nga Gjika, vijojnë të dëshirojnë ngërç dhe mosfunksionim normal të Këshillit Bashkiak. Nga ana tjetër të majtët e kanë motivuar të ligjshëm në bazë edhe të vendimi të gjykatës kryetarin aktual të këshillit, i cili edhe pas daljes së të djathtëve kanë vijuar mbledhjen duke miratuar 6 nga 7 projektvendimet e parashikuara në rend të ditës. Vendimi për 75 kreditë e buta për të pastrehët, bonus i qeverisë shqiptare sërish nuk kaloi. Ndërsa këshilltarët e djathtë deklaruan se sërish do të çojnë në organet gjyqësore projektvendimet e miratuara dje dhe e konsideruan si politik vendimin e Apelit.