Greqia: Shqipëria të na sqarojë për paktin detar
ATHINE- Athina zyrtare i kërkon qeverisë shqiptare të sqarojë palen greke për paktin detar dhe të përgjigjet për përfundimin e marrëveshjes. Në një intervistë për gazetarët shqiptare ministri i jashtëm grek Dimitris Drutsas deklaron se „njeh vështirësitë e qeverisë shqiptare në këtë drejtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por mbetet detyrë e qeverisë Berisha të sqarojë këtë çështje.“
Drutsas i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të përfundojë marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetetuese, e cila vlerësoi se pakti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe cënon sovranitetin e vendit. Ministri i jashtëm i shtetit helen thekson më tej se është një marrëveshje për të cilën u ra dakord mes dy vendeve dhe me vullnetin e dy qeverive.
Sipas tij pakti është i mbështetur në të drejtën ndërkombetare, ndërsa është kosnideruar i rëndësishëm nga dy qeveritë, një marrëveshje e drejtë dhe në favor të dy vendeve.
Në këtë intervistë Drutsas thekson me forcë nevojën për përfundimin e marrëveshjes, pasi sipas tij edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, e pranoi rëndësinë e saj. Ndërsa deklaron se respekton procedurat e ndjekura në Shqipëri zyrtari i lartë grek shprehet me tej se ekzistojnë disa qarqe që dëshirojnë të ngrihen tonet persa u përket marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.
(NEWS24/BalkanWeb)