E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të plagosur për motive të dobëta

VLORË Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30 në vendin e quajtur tregu i Orizit në pastiçerinë me emrin “Dashuria” personi i identifikuar si A.V 35 vjeç banues në lagjen “24 Maj” ka goditur pronarin e dyqanit pastiçeri “Dashuria”. Pas një debati me pronarin e pastiçerisë agresori ka rrëmbyer thikën që shërbente për prerjen e ëmbëlsirave dhe e ka qëlluar disa herë në trup si në shpatull, bark e krahë duke i shkaktuar plagë të rënda. Persona të gjendur aty e kanë transportuar të plagosurin për në spitalin rajonal të Vlorës. I plagosuri është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe për më shumë se 1 orë mjekët po kryejnë ndërhyrjen për t’i shpëtuar jetën. Është në gjendje të rëndë, policia ka shkuar pas informacioneve të marra ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe ka bërë këqyrjen e vendit si dhe më pas ekspertiza ka bërë të mundur marrjen e shenjave të gishtërinjve si dhe ka marrë në cilësinë e provës dhe thikën me të cilën agresori ka sulmuar viktimën. Ndërkohë po mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje ka ndodhur në afërsi të shkollës “Ali Demi” grupe të rinjsh për motive banale pasi janë grindur e janë ofenduar me fjalë nga më banalet kanë arritur deri aty sa kanë përdorur e thikat si për pasojë është plagosur me thikë 17-vjeçari Dhimitër Prifti në pjesët e gjymtyrëve tek këmbët. Dhe ky person pasi është shoqëruar në spital mjekët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë konfirmojnë se 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›