E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, plagoset biznemeni, ndërtonte në tokën e autorit

POGRADEC- Një biznemen ndërtimesh është plagosur me armë zjarri, tip pistoletë, paraditen e sotme në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në lagjen numër 1, ku biznemeni Albert Xhemollari 44-vjec, po ndërtonte një pallat.
Policia ka arrestuar si autor Lorenc Llakmanin i cili pretendon se është pronar i tokës, ku po bëheshin punimet. Ky i fundit i ka kërkuar sipërmarrësit të ndërtimeve të ndërpriste punimet. Plumbi ka goditur Xhemollarin në shpatull. Policia ka nisur punimet për të mbledhur provat materiale.
(s.g/NEWs24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›