Nis Kuvendi, PD e PS do kërkojnë pezullimin e punimeve
TIRANE-Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, e cila parashikohet të jetë e parafundit para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.Seanca e sotme pritet të shqyrtojë disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe për bashkëpunimin ekonomik.
PD dhe PS pritet ti kërkojnë sot Kuvendit pezullimin e punimeve për tre javë për shkak të angazhimit të deputetëve në fushatën elektorale. Në rendin e dites së punimeve të sotme priten edhe debate për vleresimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2010”. PS akuzon KQZ për vendime të paligjshme, dhe jo në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Në rendin e ditës janë 11 pika, mes tyre 8 pr/ligje. Pr/ligji që pritet të shkaktojë debat është ai për ndryshimin e ligjit me numër 9920 për procedurën tatimore, i vitit 2008. Maxhoranca pritet të paraqesë pr /ligjin për aminsitinë fiskale. Në diskutimin e djeshëm në komisionin e ekonomisë PS e kundërshton duke e quajtur një masë që ka të bëjë me fushatën elektorale.
(s.g/BalkanWeb)