E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, plagoset me armë biznesmeni, në kërkim autori

Një biznesmen ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 1 të këti qyteti ku mbeti i plagosur shtetasi Albert Xhemollari 44-vjeç, banues në Pogradec, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 

Nga hetimet e kryera nga policia lokale bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Autori i krimit është shtetasi Lorenc Llakmani, 44-vjec, i cili e ka qëlluar biznesmenin me një pistoletë. Konflikti ka nisur pasi shtetasi Llakmani pretendon për ngritjen e një pallati nga ana e të dënuari në tokën e tij.
 

Për sqarimin e këtij konflikti Xhemollari mëngjesin e sotëm ka shkuar në banesën e Lorenc Llakmanit ku në grindje e sipër ky i fundit e qëllon me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Forcat e policisë po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›