Greqia, cështja e parë në median ndërkombëtare
ATHINE - Zhvillimet e shpejta politike në Greqi janë temë qendrore në thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare, duke iu referuar asaj që po ndodh në 24 orët e fundit në vend. Shkrimet përqëndrohen në votën e besimit për qeverinë që do të bëhet sot në parlament.
"Tragjedia greke sjell kujtimet e Argjentinës", shkruan CNN, duke shtuar se "ajo që shohim nuk është Greqia e 2011, por Argjentina në vitin 2001." Në përfundim autori shkruan se "Jorgos Papandreu duhet të sigurohet se do të ketë një helikopter në pritje për t’u larguar si ish-presidenti i Argjentinës."
“The New York Times” njofton se Kryeministri duhet të kalojë nëpërmjet një rruge shumë të vështirë sonte drejt votëbesimit. Megjithatë thekson se diskutimet mbi një qeveri tranzitore kanë zbutur frikën ndërkombëtare të rrisin mundësinë për zgjedhje të reja.
“Spiegel” gjerman i referohet anulimit të referendumit nga kryeministri dhe qëllimit për krijimin e një qeverie kalimtare. "Është një tragjedi greke apo komedi?" shkruan gazeta. "Njerëzit janë spektatorë në një spektakël politik në Athinë”.
“Wall Street Journal”, thotë se kryeministri grek lufton për të rivendosur stabilitetin politik në vend dhe qëndrimin e Greqisë në Eurozonë, por i pasigurt për të ardhmen, ai anuloi referendumin.
“Nuk do të ketë referendum në Greqi, Papandreu i hapur për një qeveri të përkohshme", është titulli i publikimit për Greqinë, në “Corriere della Sera”. Sipas gazetës, "pas tërmetit që shkaktoi situata e keqe ekonomike në Evropë, kryeministri grek u tërhoq."
(d.b/BalkanWeb)