E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Unaza Valbonë-Librazhd përfundon për 100 vjetorin e pavarësisë

LIBRAZHD- "Unaza verilindore e vendit Valbonë-Librazhd do të përfundojë brenda vitit 2012, kur është edhe 100 vjetorit i pavarësisë", deklaroi sot nga Librazhdi kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të punimeve të rrugës Librazhd-Steblevë, të cilën e cilësoi me një rëndësi reale për të shfrytëzuar të gjitha potencialet ekonomike, minerale dhe bujqësore të gjithë zonës.

Në fjalën e mbajtur gjatë kësaj ceremonie, pas shpërthimit me eksploziv të një masivi malor, kryeministri Berisha u shpreh se, "kjo rrugë është një nga segmentet kryesore të unazës verilindore që nis në Valbonë e përfundon në Librazhd, për të vazhduar me unazën juglindore që fillon në Librazhd e vazhdon në Pogradec, Korçë, Ersekë etj".

Sipas Kryeministrit, "rrugët kanë qenë të mundimshme dhe qeveria po i kthen ato në moderne, për të krijuar energji të fuqishme për tregun".

Një nga segmentet rrugore më të rëndësishme në Qarkun e Elbasanit është edhe ai që lidh Librazhdin me Steblevën, zonën turistike malore. Ky segment i gjatë prej 45 kilometrash po i nështrohet një rikonstruksioni të plotë, punimet e të cilit janë ndarë me tre lote, me një fond prej 47 milion lekësh dhënë nga qeveria shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›