E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat, 100 fëmijë cdo ditë në pediatrinë e Durrësit

DURRËS- Numër i lartë i fëmijëve të prekur nga virozat në ditët e fundit në qytetin e Durrësit, ku konfirmohet se cdo ditë paraqiten mbi 100 fëmijë të prekur nga virozat në repartin e pediatrisë. Ndërkaq më problematike është situata për fëmijët nga 0-10 vjec.

“Prindërit duhet të mësohen që deri në 39’ të mos i japin fëmijëve fare ilace për ulje temperature dhe t’i bëjnë banjë me ujë të vakët, e më pas t’i japin paracetamol apo ibuprofen”, u shpreh Dhimitraq Gjergo, shef i pediatrisë Durrës.

Mjekët këshillojnë që fëmijët e prekur nga virozat të mos frekuentojnë cerdhet, kopështet apo shkollat deri në shërimin e plotë, pasi rrezikohet përhapja e mëtejshme e virozave.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Virozat, 100 fëmijë cdo ditë në pediatrinë e Durrësit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›