Tiranë, kapet pas 14 vjetësh, vrasësi me pagesë
TIRANË- Strukturat e hetimit të krimit në Policinë e Tiranës bënë të mundur mbrëmë kapjen në afërsi të Freskut, të një shtetasi shumë të kërkuar, i shpallur në kërkim për vrasje, në rrethin e Kavajës.
41-vjeçari Ermir Dervishi akuzohet se më datë 01 Tetor të vitit 1998, në qytetin e Kavajës ka vrarë më armë zjarri shtetasin Gentian Durja, për motive të dobta.
Kapja dhe ndalimi i tij, u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative të poseduara në ngarkim të tij, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Kavajë, e ka dënuar në vitin 2006 me 20 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashjes e kryer në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ky shtetas gjatë periudhës që ka qënë i kërkuar nga drejtësia për mëse 14 vjet, dyshohet të jetë autor i disa vrasjeve me pagesë.
(m.a/BalkanWeb)