Wollfarth: Demokracia dhe popullsia e re kontribut për të ardhmen e vendit
TIRANË- Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi sot gjatë një takimi me nxënësit më të mirë nga disa qytete të vendit se, "Shqipëria është një demokraci e re me popullsi të re dhe të dy këta faktorë do të kontribuojnë për të ardhmen e vendit".
Gjatë aktivitetit në kuadrin e projektit të Prezencës së OSBE-së, "Ndërtimi i një qytetarie aktive në Shqipëri - faza II", i cili synon të promovojë qytetarinë aktive nëpërmjet sistemit arsimor, merrnin pjesë rreth 50 nxënës të klasave të nënta dhe të dhjeta nga Vlora, Kukësi dhe Tirana.
Ambasadori Wollfarth tha se, "arsimi ka nevojë për ndërtimin dhe përçimin e një qytetarie aktive. Nxënësit kalojnë një pjesë të kohës së tyre në shkolla dhe aty zhvillojnë vlera, të cilat i ruajnë edhe derisa rriten".
Ai u shpreh se, "Prezenca e OSBE-së po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të përvetësuar kurikulën e edukatës qytetare. Vitin e kaluar, Prezenca e OSBE-së dhe Ministria nxorën së bashku një raport vlerësimi të lëndës së edukatës qytetare, ku u identifikuan pikat, ku ky proces mund të përçohet edhe më tej".
Ambasadori Wollfarth tha se, "ky aktivitet do të jetë hartimi i një propozimi për një reformë të kurikulës së edukatës qytetare me qëllim përmirësimin e saj, në mënyrë që të jetë sa më efekive dhe argëtuese në të njëjtën kohë".
Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë përpjekje, Ambasadori i OSBE-së, inkurajoi që të vazhdohet puna më mirë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Wollfarth i uroi nxënësve të kalojnë një ditë sa më interesante duke vizituar institucionet e larta të shtetit, "një ditë që do ta mbani mend, ndërsa do të rriteni si qytetarët e këtij vendi".
Nxënësit do të takohen gjatë ditës së sotme me krerët e lartë të shtetit, Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Kryetarin e e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, dhe Ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.
(d.b/BalkanWeb)