Tiranë, Basha marrëveshje me Rektorët për Kartën e Studentit
TIRANË-Të gjithë të rinjtë që studiojnë në Tiranë do të pajisen me Kartën e Studentit, dokument që do të ofrojë për ata lehtësira të shumta financiare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka firmosur sot me rektorët e Universiteteve publike të kryeqytetit një marrëveshje për të pajisur të gjithë studentët me këtë kartë.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Rama theksoi se karta e studentit është një nga premtimet e tij kryesore në fushatën e tij elektorale.
“Sot ne përfundojmë një etapë të rëndësishme pasi nënshkruajmë marrëveshjen për kartën e studentit. Ashtu siç premtova, 100 ditëshit i parë do të shënonte edhe përfundimin e etapës për kartën e studentit dhe sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për Bashkinë e Tiranës ” ka theksuar Basha, duke treguar dhe një model të kësaj karte.
Ai ka theksuar se në bazë të kësaj marrëveshje qëndron angazhimi për të përmirësuar cilësinë jetës të banorëve më të veçantë të Tiranës që sipas tij i sjellin një energji të veçantë kryeqytetit.
“Karta ka qënë një nga prioritet më thelbësore. Sot mbyllim fazën e përgatitjes dhe hapin shtegun për përfundimin e databaze dhe nisin menjëherë kartën e studentit. Gjithë sistemi për funksionimin e kësaj do të jetë e kontrolluar” ka shtuar Basha.
Kryebashkiaku siguroi se kjo marrëveshje do të lidhet dhe me Universitetet private.
“Së shpejti për Kartën e Studentit do të lidhen marrëveshje dhe me Universtitet jopublike".
Karta e Studentit do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh dhe lehtësirash për të gjithë studentët e Tiranës, që nga transporti publik, tek jeta kulturore, tek shërbimet e infrastrukturës ushqimore e shumë të tjera.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, Basha marrëveshje me Rektorët për Kartën e Studentit