Greqia do rishikojë pensionet që u jep shqiptarëve

Enti i Sigurimeve Agrare në Greqi (OGA) ka konstatuar se kohët e fundit pension përfitojnë edhe ata persona që nuk e kanë këtë të drejtë.
Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis, mësohet se ka dërguar një shkresë në Parlament, ku informon se OGA përmes një llogarie u ofron çdo muaj pension dhe përkujdesje shëndetësore shtetasve grekë, por edhe minoritarëve grekë me shtetësi shqiptare, të cilët banojnë në Greqi.
Këta të fundit përfitojnë pension pasi kanë vërtetuar me dokumente se janë të pafuqishëm ekonomikisht dhe masa e pensionit që u afrohet nga shteti grek është 360 euro.
Ministri Kutrumanis nënvizon se kohët e fundit është konstatuar se në amzën e pensionistëve homogjenë të OGA-s përfshihen edhe persona që nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit.
“Prandaj, nga shërbimet kompetente, po kryhen edhe verifikime për gjithë pensionistët, përfshirë edhe minoritaret për të parë nëse përmbushin kushtet. Përmes kësaj procedure synohet që të verifikohet nëse përfituesit e kësaj kategorie janë në jetë, nëse kanë vërtetë origjinë greke, etj”, thekson ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Greqisë. /Start/
2011-07-05 17:22