Roma-Lacio, luhet derbi i nervave dhe urrejtjes
ROME-Edhe kur nuk luftojnë asnjëra për kampionat, Roma-Lacio është një nga ato ndeshje që i mban të gjithë në ankth. Në "Olimpiko" do të përballen dy skuadrat që urrehen më shumë në Itali, dy tifozeri që gjithnjë janë të njohura për "nxehtësinë" e tyre dhe si edhe dy klube, që kanë bërë historinë e futbollit axurr. Për Romën, fitorja duket një detyrim duke parë ambiciet e saj për në Champions League dhe trajneri Vinçenco Montela mendon vetëm për klasifikimin në prag të derbit. "Ky është ndoshta treni i fundit për vendin e katërt, por ideja që unë të jem në pankinën verdhekuqe edhe në të ardhmen, nuk është primare, - tha tekniku verdhekuq. - Do të jetë një ndeshje që ka rëndësi vetëm për klasifikimin, për ne dhe për të rifituar tifozët. Pres një ngrohtësi të veçantë nga ata". Montela pranon se ka gjetur një Romë në vështirësi, ndërsa derbin duket se e përjeton njësoj si në kohën kur luante vetë. "Kur isha futbollist mendoja se mund të isha më vendimtar në derbi, por ishte vetëm një ndjesi. Favoritja? E lehtë të thuhet, ata që janë më përpara në renditje", deklaroi Vinçenco Montela. Derbi nuk vjen në një moment të mirë për Romën, që në mesjavë u mund 3-0 nga Shaktjori. "Të luash një derbi pas një ndeshjeje aq nervoze sa ajo në Donjeck, mund të jetë edhe një ndihmë në aspektin psikologjik. Sigurisht, mund të kishim ardhur në këtë ndeshje në një situatë më të qetë", u shpreh tekniku verdhekuq. Për takimin e sotëm Roma do të ketë të gatshëm kapitenin Toti, ndërsa nuk pritet ndonjë sanksion ndaj Borrielos, pas fjalëve të rënda të lëshuara prej tij pak ditë më parë.
Edi Reja
E ndjej që është hera e duhur. Edi Reja, trajneri i Lacios është parë më i qeshur në prag të derbit të sotëm. Bardhekaltërit vijnë në këtë përballje pas 4 humbjesh radhazi me Romën, por impresionet këtë herë janë ndryshe. "Kam ndjesinë se këtë herë i takon Lacios të fitojë derbin, - u shpreh Edi Reja në konferencën e djeshme për shtyp. - Nëse në fushë do të ketë drejtësi, jam i sigurt se është radha jonë. Në ndeshjet e kaluara kemi merituar më shumë edhe nga arbitrat, nuk ka nevojë ta nënvizojmë prapë. Them se diçka na takon", shtoi ai. Lacio ndodhet 5 pikë para Romës në renditje, por për trajnerin Edi Reja, në një takim të tillë, ato nuk kanë shumë rëndësi. "Nuk mendoj se do të ndeshemi me një skuadër të dobësuar. Është e vërtetë, Roma nuk po shkëlqen në këto momente, por mund të mbështetet te një grup i fortë futbollistësh, që luajnë të gjithë me kombëtaret. Pastaj, një derbi është ndeshje që i bën të gjitha zero", shtoi tekniku i Lacios. Një koment edhe mbi kolegun Vinçenco Montela: "Më pëlqen, është duke ecur mirë, por shpresoj që të mos humbasë rrugën". Një tjetër temë është ajo e caktimit të gjyqtarit Taljavento, për të cilin Lacio është ankuar shumë. "
(d.b/BalkanWeb)