E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, mundet TiranaBesa ndalon Skënderbeun

TIRANE- Tirana ka pësuar humbjen e radhës në kampionat, e dyta në harkun e pesë ditëve, pas asaj me Teutën në shtëpi. Bardheblutë janë mundur 2-0 në Krujë nga Kastrioti, duke treguar se janë në një krizë të plotë rezultatesh. Alvizh ishte heroi i Kastriotit, me dy golat e tij në minutat 64’ dhe 85’. Me këtë humbje, Tirana mbetet në kuotën e 34 pikëve dhe pjesëmarrja në Evropë përfundimisht mund të quhet një mision i pamundur. Disfata gjithsesi duket se nuk e rrezikon shumë pankinën, pasi Kërstiçeviç ka si objektiv të tij fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, në takimet e tjera, spikat ndalesa e Skënderbeut në Kavajë përballë Besës. Vendasit dominuan, por në fund ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola, gjë që favorizon Flamurtarin në betejën për titullin kampion. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi mes Teutës dhe Vllaznisë, ndërsa Dinamo arriti fitoren e dytë radhazi, duke mundur 3-1 në shtëpi Elbasanin. Kjo e fundit, duket tashmë i rënë nga kategoria, teksa ka pësuar 15 gola në tre ndeshjet e fundit, duke shënuar vetëm një.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›