E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevski merr sot mandatin për krijimin e qeverisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov pritet që t`i dorëzojë sot mandatin, liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë re.
Lideri i VMRO-DPMNE-së për herë të parë do të marrë mandatin për të formuar koalicione qeveritare, pas fitores për herë të tretë të zgjedhjeve, dy prej të cilave ishin të parakohshme, në mandatin nga zgjedhjet e parakohshme të vitit 2008 dhe ato të 5 qershorit të këtij viti.
Pas marrjes së mandatit, Gruevski ka 20 ditë deri sa Kuvendi t`ia dorëzojë përbërjen dhe programin e qeverisë së re. Kuvendi e zgjedh qeverinë me shumicë votash.
Seancën e Parlamentit për zgjedhjen e Qeverisë, kryetari i Kuvendit do të duhet ta thërrasë në një afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e qeverisë dhe programit. Parlamenti zgjedh qeverinë me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, dhe konkretisht nga 123 deputetë. Sipas afateve të parashikuara kohore, Maqedonia do të duhet që të ketë qeverinë e re jo më vonë se 10 gushti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›