E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë e fishekë shiten në dyqane ushqimore në Shqipëri

Fishekët e armëve të zjarrit shiten në dyqane ushqimore dhe në treg. Askush nuk kontrollon dhe ndalon shitjen e municioneve të armëve të zjarrit të gjuetisë.

Fiks Fare ka hetuar tregtimin e paligjshëm të municioneve të armëve të gjahut, të cilat janë po kaq të rrezikshme sa edhe armët luftarake.

Hetimi ka nisur që nga Shkodra e deri në Tiranë. Shitës ambulant, por edhe të dyqaneve ushqimore, tregtonin municionet në dyqanet e tyre pa u trembur nga rreziku që u kanoset, ndërsa policia nuk ndërhyn për ndalimin e kësaj tregtie./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›