Diskutohet për afërsinë e RTK-së me pushtetin

Kryetari i bordit të RTK-së Rrahman Paçarrizi e ka pranuar se RTK-ja mund të anojë për parti politike por për këtë ai ia hedh fajin gazetarëve.
“Një problem që e ndjek RTK-në janë preferncat e gazetarëve dhe vullneti i tyre për t’u bërë të afërt me partitë politike”, ka thënë Paçarrizi në KTV.
Kurse kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë Arben Ahmeti tha se në RTK tri parti; PDK, LDK, AAK i kanë përfaqësuesit e tyre në poste menaxheriale të cilët punojnë për ta.
“Secila parti që ka ardhur në pushtet i ka sjellë militantët e saj në RTK”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/