E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e ndarë rreth referendumit

Evangelos Venizelos po ashtu tha se fondi i ardhshëm prej 8 miliardë eurosh duhet të lëshohet menjëherë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Komentet e tij binë në kundërshtim me komentet e Kryeministrit, i cili më parë ka theksuar se grekët duhet të vendosin me referendum nëse duan të qëndrojnë në Eurozonë. Ndërkohë që kancelarja gjermane dhe Presidenti francez ia bënë të qartë Greqisë se nuk do të marrin fond tjetër pa vendosur më parë nëse do të qëndrojnë në Eurozonë apo jo.

"BBC" thotë se kjo çështje me shumë mundësi do të dominojë takimin e së enjtes të liderëve të G 20-ës.

Venizelos lëshoi një komunikatë në orët paraardhëse pas takimit me kancelaren gjermane dhe me Presidentin francez.

“Pozita e Greqisë në euro është arritje historike e cila nuk mund të vihet në dyshim. Kjo arritje nga populli grek nuk mund të varet nga një referendum”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-03 09:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›