E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthim në një gurore, vdes punëtori

TIRANE-Një person ka humbur sot jetën si pasojë e një shpërthimi në një gurore në periferi të Tiranës. Ngjarja ku humbi jetën shtetasi 46 vjec Reshat Dajti, punëtor në gurore ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:45 minuta në një gurore në Tufinë pranë tunelit të Brarës. Policia e Tiranës e cila ndodhet në vendgjarje konstaton se vdekja e Dajtit ka ardhur si pasojë e shpërthimit të eksplozivit më anë të të cilit nxirren gurët nga gurorja. Dyshimet më të mëdha qëndrojnë në faktin se viktimës mund ti ketë shpërthyer eksplozivi në dorë përpara se ta instalonte në vendin ku do nxirershin gurët. Gjithsesi policia po heton për të zbardhur më shumë detaje për cështjen e vdekjes së 46 vjecarit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›