EULEX: Do ndihmojne ne forcimin e ligjit edhe ne veri
PRISHTINE- Shefi i Eulex- it në Kosovë, Yves de Kermabon deklaroi se misioni që ai drejton nuk ka qenë pjesë e përpilimit të strategjisë për integrimin e veriut në institucionet e Kosovës por se mandati i Eulex-i qëndron në ndihmën e institucioneve të Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun në Kosovës.“Kjo nuk është strategji e Bashkimit Evropian. Ne besojmë se progresi në veri të Kosovës mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut, dhe hap pas hapi” citohet të ketë thënë Kermabon në një intervistë për gazetën serbe “Veçernije Novosti”. Ai ka shtuar se mandati i Eulex-i qëndron në ndihmën e institucioneve të Kosovës në ndërtimin dhe forcimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun në Kosovës.“Eulex-i nuk mbështet apo ndihmon të ashtuquajturat struktura paralele në Kosovë. Ne jemi të vendosur të ndihmojmë në forcimin e institucioneve të Kosovës në vendosjen e ligjit. E vetmja mënyrë është forcimi i institucioneve multietnike për të gjithë qytetarët. Ne besojmë se dialogu është e vetmja rrugë, jo përdorimi i dhunës”- deklaroi më pas Kermabon, citon media serbe.Zyra Civile Ndërkomëbtare në Prishtinë dhe qeveria e Kosovës kanë përgatitur strategjinë e integrimit të veriut të Kosovës e cila kundërshtohet fuqishëm nga Beogradi.