FMN hap bisedime me Serbinë për kredinë
BEOGRAD-Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar hapi dje bisedime me Serbinë për të analizuar nëse ky vend i prekur nga kriza po u përmbahet kushteve të një kredie prej rreth 4 miliard dollarësh. Serbia ka tërhequr deri tani më shumë se 1,5 miliard dollarë nga kjo kredi për të cilën u ra dakord vitin e kaluar. Tërheqja e pjesës së mbetur të huasë së Fondit Monetar do të varet nga rezultati i bisedimeve. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kryesohet nga Albert Jaeger. Takimet e tij përfshinin bisedime me Kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe ministren e Financave Diana Dragutinoviç. Serbia është goditur rëndë nga kriza ekonomike globale e cila ka penguar investimet e huaja dhe ka pakësuar eksportet e vendit të cilat edhe më parë ishin të vogla. Bisedimet me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar pritet të zgjasin dy javë. (d.b/News24/BalkanWeb)